Deputeti opozitar dhe njëherësh kryetari i LZHK Dashamir Shehi, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Frontline”, në News24 ka treguar mënyrën sesi mund të ndalohet largimi i të rinjve nga Shqipëria, që sipas tij është një problem shumë serioz në këtë kohë.

Ai tha se duhet nisur nga rritja e rrogave, që sipas tij  nëse qeveria nuk do investojë në “gjëra boshe”, por ato para do t’i çonte në këtë drejtim, do të bënte që në 3-4 vite të përfitohej dyshi i rrogës.

Më tej ai thotë se duhet luftuar korrupsioni, të përmirësohet sistemi arsimorë e kështu me radhë, por sipas tij duhet nisur patjetër nga rritja e rrogave, që sipas tij mundësia është.

“Në 10 vjet të qeverisjes së Ramës kanë ik 400 mijë vetë, ja 100 mijë kthehen, ama 300 mijë kanë mbetur atje. Shoqëria shqiptare po plaket, rinia po ikën. Carë duhet të bëjmë ne?

Ta fillojmë nga rrogat. Sikur të kurseheshin disa nga investimet boshe dhe të ktheheshin nga pagat, do frenohej largimi. Një çift mund ta blejë një shtëpi kështu, ta mbajë makinën. Të ngremë rrogat, me një plan, të biem dakord.

Nga këto arnimet e vogla janë bërë, unë jam për një rritje bllok, e gjithë piramida . paratë janë. Plus do bëjnë një gjë tjetër, do investojmë më pak.do gjedhim kush është prioriteti më i madh, dhe është pikërisht largimi i të rinjve. Brenda 3-4 viteve të vijë dyfishi i rrogave. Sigurisht që është sakrificë, por kjo është rruga për këtë ekuacion që të ndalojmë rrjedhjen e rinisë shqiptare. Duhet të ulim korrupsionin, dhunën nëpër rrugë, të përmirësojmë sistemin shkollorë, këto duan kohë, por kjo e rrogave bëhet në 3-4 vite”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb