Eksperti i sigurisë Martin Biba i ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në “News 24” drejtuar nga Ylli Rakipi tha se piramida e Autoritetit të Aviacionit Civil është e korruptuar.

Biba tha se korrupsioni në Autoritetin Civil sjell këtë nivel sigurie në aeroportin ndërkombëtar të vendit.

“Piramida e Autoritetit të Aviacionit Civil është e korruptuar. Marrin lekë për certifikata sigurie. Kjo është njëra nga arsyet përse kemi këtë nivel sigurie, kaq të ulët në Aeroportin e Rinasit.

Rasti është skandaloze. Shkak është korrupsioni endemik që ekziston në Autoritetin e Aviacionit Civil”, tha Martin Biba, ekspert i sigurisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb