Të ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, Eksperti i Sigurisë Publike Fabian Zhilla dhe gazetarja Klodiana Lala kanë biseduar në lidhje impaktin që një ngjarje e tillë si ekzekutimi me tritol i 27- vjeçarit Aleksandër Sadikaj dhe detajet në lidhje me krimin, ka tek qytetarët.

Zhilla ka bërë apel për të gjithë ata që reklamojnë armë në foto në rrjetet sociale apo edhe rreperët të cilët reklamojnë dhunë dhe armë në tekstet e këngëve të tyre, që të jenë më të kujdesshëm.

Ai ka shtuar se mosha e të rinjve të përfshirë në krimine organizuar është ulur, si dhe ka ngritur shqetësimin në lidhje me nevojën e pasjes së një plani masash.

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala ka theksuar se drejtuesit më të lartë të policisë duhet të ulen në mënyrë urgjente dhe të hartojnë një strategji dhe të ndërhyjë për të parandaluar të tilla krime.

Fabian Zhilla: Është një nga vrasjet që quhen akt terrori që mund të kishte pasur dëme edhe tek të tretët, aty kalojën edhe fëmijë.
Apelojmë duke nisur nga institucionet tek njerëzit që promovojnë foto me armë, e kam fjalën edhe për rreperët dhe këngët e tyre.

Klodiana Lala: Me ligj armët automatike nuk lejohen të shiten, vetëm ato gjysmë automatike. Pretendimi më vonë mund të jenë që armët e reklamuar nga und të jetë që janë armë lodër, por duhet të marrë fund historia kur cilido qoftë personi del dhe reklamon armët. Duhet të ulen urgjent drejtuesit më të lartë dhe të drejtojnë një strategji, ngjarjet me eksploziv janë traumatike. A ka një mundësi që policia të hartojë një strategji e të ndërhyjë për të parandaluar të tilla krime?

Fabian Zhilla: Mosha e re e përfshirë në të tilla krime tregon që rinia nuk beson në një të ardhme të ligjshme. Kemi një numër të lartë të të rinjve. Kartelat e krimit e përfshirjes është 16-17-18 vjeç, ka zbritur mosha kur të rinjtë përfshihen në krimin e organizuar. Nuk ka një plan masash. Një i ri që shet kanabis në 16-17 vjeç për 3 4 vite do të jetë pjesë e rrjetit të kokainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb