Përpara supersfidës, Real Madrid mund të marrë frymë lirisht, pasi ylli i ekipit, Kylian Mbappé, pritet të jetë i gatshëm për El Clásicon ndaj Barcelonës.

Sipas Melchor Ruiz në Cadena COPE, sulmuesi i kaloi me sukses ekzaminimet e fundit mjekësore dhe me gjasë do të jetë gati për sfidën ndaj Barçës.Mbappe punoi shumë për të përshpejtuar rikuperimin e tij, pasi kishte ndier shqetësime muskulore.

Në kampin e Los Blancos janë në humor të mirë pas seancës stërvitore, dhe stafi teknik po llogarit tek Mbappë për të udhëhequr sulmin në Camp Nou të dielën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb