Elbasan

Një shtëpi dykatëshe në pronësi të familjes Sajmir Poka në fshatin Xibrakë në Njësinë Administrative Labinot Fushë në Bashkinë e Elbasanit, ështē  “pushtuar” nga flakët pak pas mesnatës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet, duke përfshirë të gjitha ambientet banesës .

Në vendngjarje për izolimin dhe shuarjen e zjarrit kanë shkuar tri automjete të shërbimit zjarrfikës, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, dëmet materiale të shkaktuara nga rënia e zjarrit kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb