Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko ishin të ftuar këtë të hënën në emisionin “Nin”, në Klan Kosova, ku u bënë pjesë e sfidës “Haje ose thuaje”.

Elita e vuri paksa në siklet Gjikon me një prej pyetjeve ku i kërkonte të thoshte emrin e vajzës me të cilën ka patur puthjen e parë.

Elita: Herën e kaluar kur të kanë pyetur cila ka qenë e dashura jote e parë, ke thënë Elita…

Gjiko: Po, ti e di që kam qenë i virgjër

Elita: Nuk është e vërtetë aspak, por ka patur shumë komentues që janë habitur, prandaj unë po të pyes me kë e ke patur puthjen e parë?

Gjiko refuzoi të përgjigjej duke u shprehur se ka qenë shumë i vogël dhe nuk e mban mend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: