Që Elseid Hysaj ka humbur rolin e titullarit të padiskutueshëm te Napoli, kjo ishte kuptuar prej kohësh. Që nga ulja në pankinë e Karlo Ançelotit, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë në të shumtën e ndeshjeve ka qëndruar në stol, ose është aktivizuar si zëvendësues.

Hysaj 1
Hysaj 1

Por në sfidën e sotme të orës 20:45 kundër Milanit në çerekfinalet e Kupës së Italisë, Elseid Hysaj nuk është grumbulluar mes 23 lojtarëve që Ançeloti do të ketë në dispozicion.
Bashkë me shqiptarin, jashtë ka mbetur edhe mbrojtësi spanjoll Raul Albiol. Shkak janë bërë problemet fizike që kanë dy futbollistët. Stafi mjekësor i Napolit ka vendosur të mos rrezikojë, duke preferuar që dy mbrojtësit të mos grumbullohen për sfidën shumë të rëndësishme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: