Elton John ka thënë se dëshiron të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, në mënyrë që t’i bëjë me dije se duhet ta përfundojë sjelljen e tij kundër grupeve për të drejtat e homoseksualëve në Rusi.

Këngëtari amerikan, i cili njihet si një nga kritikuesit më të mëdhenj të presidentit Putin, ka thënë se ai dëshiron ta ndalojë propagandën anti-homoseksuale në Rusi.

Elton John është shprehur se nëse do ta takonte Putinin, do t’i kërkonte atij që të mos “tallej” me homoseksualët, shkruan The Guardian.

“Do të dëshiroja ta takoja Putinin dhe të bisedoja me të. Nëse do ta takoja, e di se do të ishte e vështirë, por do t’i thoja, ‘dëgjo, eja këtu, të pimë nga një kafe dhe të bisedojmë”, ka thënë ai. Këto komente, John i ka bërë pas një takimi ne presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: