Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, në bashkëpunim me reperin Finem solli për publikun shqiptar një projekt të ri, titulluar “Gazin n’fund”.

Brenda 24 orëve, kënga i ka kaluar 700 mijë klikime në “YouTube” dhe Stresi duket se po e dashuron këtë projekt të tijin, por përmes një postimi në “Instagram” na ka sqaruar pse ka përmendur emrin e këngëtares Elvana Gjata.

“Fuck fake rapper, love Elvana Gjata”, thuhet në vargjet e këngës, ndërsa Stresi ka shtuar: “Më mirë dëgjoj Elvanën, sesa do fake”.

Pra, ky ka qenë një vlerësim për këngëtaren, duke deklaruar hapur se Elvana është një ndër artistet e tij të preferuara shqiptare. Ndërkohë, këngëtarja është zhdukur përsëri nga rrjetet sociale, që kur bëri një rikthim në qershor.

Ashtu siç kuptohej edhe nga videot që reperi ka ndarë në llogarinë e tij në “Instagram”, ky projekt i ka marrë kohë dhe shumë punë për të sjellë në fund një

realizim sa më të mirë dhe që të bëjë vërtet bujë. Nga radhët e gjata të makinave në videot e Stresit shihet se si është krijuar trafiku duke sjellë kaos në qytet, megjithatë duket se reperi e ka të qartë se çfarë do të sjellë për audiencën kësaj here dhe ka vazhduar xhirimet deri në orët e mbrëmjes.

Kujtojmë se deri më tani Stresi ka sjellë një sërë projektesh muzikore që janë kthyer në hite, ndër to dhe kënga “Loco”, e cila prej disa javësh ka kryesuar top-listën në “My Music Award”, si kënga më e pëlqyer.

Sa i takon martesës me Kejsin, ata kanë lënë të kuptohet se janë bashkë, duke kaluar çdo keqkuptim apo vështirësi. Sa i përket Elvanës që Stresi përmend në këngën e tij më të fundit hit, le të shohim se si do të jetë rikthimi i saj pas karantinës. Ndërkohë që të gjithë këngëtarët e tjerë Big duket sikur janë vënë në garë, kush e kush të publikojë i pari projektin e punuar gjatë izolimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: