Nga: ZONJA VJOLLCA
100 gr biskota
200 ml pana
1 kuti qumësht i kondensuar
100 gr çokollatë fondente
50 ml pana
50 gr gjalpë

Fillimisht në një grirëse grijmë biskotat (duke ruajtur 4 biskota për servirje). Shkrijmë gjalpin dhe i bashkojmë së bashku. Më pas i ndajmë biskotat e përziera me gjalpë ne 4 gota. Në një tas rrahim 150 ml pana dhe më pas e bashkojmë me 200 gr qumësht të kondensuar, i përziejmë përsëri në mikser dhe këtë masë e ndajmë në 4 gotat në mënyrë të barabartë. Shkrijmë çokollatën dhe më pas e përziejmë me pak pana dhe e ndajmë përsëri në 4 gota. Vendosim në fund për dekor nga një biskotë të dekoruar me çokollatë dhe e lemë ëmbëlsirën të ftohet para se ta shërbejmë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb