Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive.

Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 3243 shtetas, ndërsa numër më i vogël është regjistruar në dalje të saj me 1686 shtetas.
Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë, pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar më pas në varësi të situatës.

Ndërkohë ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në fundjavë, në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit. Ashtu si çdo vit shtetasit shqiptarë qe jetojnë dhe punojnë në Greqi do të udhëtojnë kilometra të tëra, për të mos i munguar tryezës familjare në këto ditë festash.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb