Kohët e fundit, Emily Ratajkowski i ka ndërruar meshkujt “si këmisha”. Jeta e saj personale është në qendër të vëmendjes prej disa muajsh, teksa modelja është shprehur se dëshiron të “eksperimentojë” dhe të njohë njerëz të rinj. Pas një divorci nga Sebastian McClard, një romance të shkurtër me Pete Davidson, puthjeve të nxehta me Jack Greer, një takimi me Brad Pitt dhe takimeve të natës vonë me DJ Orazio, është radha e komedianit Eric Andre.

Objekti i kamerës së paparacëve i ka pikasur në Nju Jork teksa hynin së bashku në një restorant luksoz, nga i cili u larguan përfundimisht pas 3 orësh. Në foto ata duken shumë të afërt teksa janë kapur për dore dhe duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Së fundmi modelja ka treguar se ka “shkarkuar” një aplikacion takimesh në celularin e saj, ndërsa është shprehur e emocionuar për kërkesat që merr kryesisht nga femrat. Në fund të fundit, Emily Ratajkowski e ka pranuar se nuk e tërheq vetëm seksi mashkull, por edhe ai femëror.

  • foto galeri

“Është konfuze dhe e padrejtë, sepse mendoj se shumë burra që me të vërtetë mendojnë se duan një grua të fortë, nuk dinë si ta trajtojnë atë. Ata nuk e dinë se çfarë do të thotë për identitetin e tyre. Është një nga arsyet që unë takohem me femra” , kishte thënë ajo.

Megjithatë, ajo tha se edhe pse i pëlqen aplikacioni që ka shkarkuar, ajo nuk mendon se do ta gjejë llojin e saj atje. Do të doja një tip gruaje apo burri më të veçantë, kështu që nuk mendoj se do ta takoj të dashurin tim këtu” , tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb