ITALI

Një sherr mes dy familjesh të afërta emigrantësh në Itali, ka pasur një fubnd tragjik. Luan Zalta 50 vjeç ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij, Shpendi Allushin.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Nettunos, në Romë, dje, gjatë ditës së diel. Autori i krimit, Zalta është vëllai i bashkëshortes së Allushit. Viktima Shpendi Allushi jetonte në Caserta të Napolit, por kishte shkuar për vizitë në Romë tek motra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Allushi dhe Zalta fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin fizikisht, ndërsa më pas ka ndodhur edhe tragjedia. Zalta ka qëlluar me pushkë kunatin Allushi, ndërsa një plumb viktima e mori në fytyrë, ç’ka shkaktoi vdekjen e menjëhershme të tij. Sapo ka parë kunatin e vdekur, Zalta ka marrë policinë në telefon dhe është vetë-dorëzuar pranë autoriteteve.

Në dëshminë e tij për policinë italiane, Luan Zalta ka deklaruar se e ka ekzekutuar kunatin Allushi, pasi ky i fundit i tradhtonte motrën. “E kam qëlluar, sepse më tradhtonte motrën”, ka thënë ai. Zalta e Allushi prej kohësh kishin pasur raporte të tensionuara.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb