Goditet një tjetër rast i kultivimit të lëndëve narkotike në Kurbin, arrestohet shtetasi Valentin Cara.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 94 fidanë kanabis të fshehur në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi”, për goditjen që në fazë fillestare të një tentative për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni, rezultat i kontrolleve në terren me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore.

Evidentohen nëpërmjet përdorimit të dronit, të fshehur pas një banese dhe të kultivuar në kubikë, fidanë të bimës narkotike cannabis sativa.

Kapet në flagrancë dhe arrestohet pronari i banesës, autor i dyshuar i këtij rasti kultivimi.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kontrolleve në kuadër të këtij operacioni, përmes përdorimit të dronit, u konstatuan në kubikë, 94 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të fshehur pas banesës së shtetasit V. C., i cili u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i këtij rasti kultivimit.

Fidanët e dyshuar narkotikë, në kubikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet në terren, në zona të pyllëzuara dhe në ambiente të tjera, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: