LONDËR

Një emigrant shqiptar i paligjshëm, që ishte dëbuar disa herë nga Britania e Madhe, u kap duke tregtuar kokainë të klasit A.

Shqiptari Xhenson Duka u pa në një makinë dhe u ndoq në rrugën Milton, jashtë Tonbridge Road, ku u ndalua nga oficerët, shkruajnë mediat angleze.

  • foto galeri

Gjykata tha se Duka ishte depërtuar disa herë nga Britania, por se ai ishte kthyer sërish në shtetin britanik. Prokuroria u shpreh se kur Duka u prangos, ai kishte qenë në emigracion me kusht.

Kur shqiptari u kap, ai kishte me vete mbi 10 mijë paund drogë, e gjithashtu edhe 600 paund të gatshme. Duka kishte gënjyer fillimisht se ku ka jetuar, ndërsa më vonë ka pranuar se ka jetuar në Londër.

Duka, pranoi më vonë dy akuza, për tregti të drogës ​​dhe një të posedimit të një thike në publik. Ai u burgos për 40 muaj burgim. Gjykata urdhëroi konfiskimin e parave të gatshme.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb