ITALI- Pas afro 8 vitesh nga vdekja e një shqiptari në Itali për shkak të kushteve të këqija të punës dhe mungesës së sigurisë, gjykata italiane ka dhënë dënimet për 6 të arrestuarit.

Shqiptari Dashnor Quallia, 38 vjeç, gjeti vdekjen në portin e Livornos në ditën e tij të parë të punës, pasi ishte ngjitur në një anije, por nuk ishte pajisur me jelek shpëtimi.

Ai rrëshqiti duke përfunduar në det dhe për fat të keq u mbyt duke lënë dy fëmijë jetimë 12 e 9 vjeç në kohën e tragjedisë.

Gjykata vendosi të dënojë me administratorin e firmës manaxhuese dhe shefin e sigurisë me nga 18 muaj burg, ndërsa 4 të tjerë me nga një vit burg.
u76yjmh
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb