Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur ne gjykatën e Apelit në Shkodër dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës por burime bëjnë me dije se KLGJ nuk e ka pranuar ende.


Gjyqtarja Marina Rraboshta nuk i ishte nënshtruar ende vettingut. Këto dite disa gjyqe qe kane patur për t’u gjykuar nga kjo gjyqtare janë shtyre për shkak te dorëheqjes se saj. Ky është emri i katert qe largohet nga Gjykata e Apelit ne Shkodër. Kryetari Fuat Vjerdha nuk arriti të kaloje Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa së fundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj.


Tashme këto ditë pritet të dalë përpara Vettingun kryetari aktual i Gjykatës së Apelit në Shkodër Astrit Kalaja, i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryetarit deri para se të largohej kryetari Vjerdha.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb