Në fund të sezonit, Bayern Munich do t’i thotë lamtumirë Thomas Tuchel dhe do të njoftojë se kush do të jetë trajneri i ri për vitin e ardhshëm. Alternativat janë të shumta dhe mediat kanë filluar thashethemet rreth pasuesit të mundshëm të Tuchel.

Në krye të listës së drejtuesve gjermanë është Xabi Alonso, tekniku i  Bayer Leverkusen që po bën mrekullinë me Aspirinat (Shumë pranë titullit), pasi po thyhet hegjemonia e Bayern në kampionat.

Sipas Sport Bild, bavarezët po eksplorojnë edhe horizonte të tjera, Zinedine Zidane është gjithashtu ndër profilet e vlerësuara . Nuk përjashtohet mundësia që Bayern në sezonin e ardhshëm të drejtohet nga dyshja Ribery-Zidane. Të presim e të shohim, me verën që do të shuajë të gjitha enigmat.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: