Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar këngëtari Mateus Frroku, i cili foli ndër të tjera edhe për fillimet e tij në muzikë.

“Endri dhe Stefi kishin krijuar një fenomen të jashtëzakonshëm në Korçë”, tha këngëtari, teksa shprehu mirënjohjen e tij ndaj vëllezërve korçarë që e kishin bërë pjesë të lokalit në të cilët ata performonin vite më parë.

Mateusi kujtoi se në atë kohë njerëz të cilët pëlqenin Endrin dhe Stefin vinin nga e gjithë Shqipëria dhe për të, si një fëmijë 12-vjeçar së bashku me Kamela Islamajn, ishte një privilegj i madh të këndonte çdo natë përpara një publiku.

“Endri dhe Stefi kanë qenë kumbarët e mi në muzikë”, shtoi më tej këngëtari mes emocionesh.
Teksa rrugëtoi nëpër kujtime Mateusi përmendi edhe personazhe të tjerë të cilët kanë lënë gjurmë në atë që këngëtari përfaqëson sot, mes tyre gazetarin Adi Krasta dhe kompozitorin Shpëtim Saraçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: