Trepça ‘89 nuk ia ka dalë të kualifikohet në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, duke u eliminuar pas një tjetër humbje, këtë radhë në shtëpi, përballë skuadrës së Vikingur nga Ishujt Faroe.

Skuadra kosovare, në humbjen 2-1 të një jave më parë në transfertë kishte treguar një lojë shumë të mirë dhe kishte dhënë shpresa se mund të kalonte turin. Por ajo shkatërroi gjithçka brenda 10 minutash në fundin e pjesës së parë të takimit që u luajt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, të tejmbushur nga një tifozeri e zjarrtë..

Kurtishaj mori dy kartonë të verdhë brenda tre minutash (31, 33) duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Rivalët përfituan nga hutimi i skuadrës vendase për të shënuar me Angel dhe dyfishuar falë autogolit të Islamit, për të mbyllur pjesën e parë 2-0.

Vikingur përfitoi nga fakti që Trepça ’89 lëshoi shumë në lojën e saj, duke gjetur dy herë rrjetën me Vatnhamar, duke çuar shifrat në 4-0, para se Hasani të realizonte golin e ngushëllimit për skuadrën kosovare.

Trepça ’89-Vikingur 1-4

65′ Hasani / 37′ Angel, 40′ (ag) Islami, 52′, 59′ G. Vatnhamar
Trepça ’89: Manxholli, Izmaku, Islami (57′ Shibuze), Potoku, Lushtaku (71′ Idrizi), Mustafa, Broja, Hasani, Maloku, Kurtishaj, Hajdari (57′ Xhon).

Trajner: Z. Ramadani

Vikingur: Rasmusen, Hansen, Gregersen, Djurhus (55′ H. Hansen), E. Jakobsen, H. Jakobsen, G. Vatnhamar, S. Vatnhamar, Gjorgjeviç, Angel (57′ Lervig), Laval (82″ Olsen_.

Trajner: S. Hentze

KV: Kurtishaj, Hajdari, Lushtaku, Shibuze. Izmaku / Angel, Djurhus, Gjorgjeviç

KK: Kurtishaj

Gjyqtar: Aleksander Harkam (Austri)/panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: