Mesfushori Enriko Papa nuk ka vonuar që të gjejë rrugën e rrjetës me skuadrën e Rizespor, të cilës i është bashkuar gjatë merkatos së verës. Mesfushori i cili më parë ka veshur fanellën e Tiranës, Teutës e Lushnjës në Superiore, ka shënuar në barazimin 1-1 në derbin e shqiptarëve në kategorinë e dytë turke.

Skuadra e tij përballej me Keçiorengyçy, në radhët e të cilës aktivizoheshin Bekim Balaj e Jurgen Bardhi, me Uerdi Marën në stolin e rezervave. Papa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 49 të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Megjithatë, Rizespori nuk ia doli që të mbronte rezultatin deri në fund, pasi Keçiorengyçy barazoi me anë të Rashad në minutën e 71-të, me sfidën e cila u mbyll me barazimin 1-1 duke i dhënë pikë të dy skuadrave në javën e parë të kampionatit. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: