Pjesa e dytë e “Dola te Ola” filloi me një këngë të interpretuar nga zëri brilant i Era Rusit dhe vëllezërve korçarë.

Këngëtarja e dashur për të gjithë rrëfeu historinë e saj të fëmijërisë dhe fillimet e karrierës së saj. Një foto nga 10-vjetori i lindjes, i ngjalli kujtime shumë të bukura Erës. Ajo tregoi se i ka shumë qejf festat edhe kur nuk ka të tilla ajo mundohet të gjejë diçka që t’i organizojë. Këngëtarja zbuloi se gjithmonë ka pasur shumë dëshirë të kombinojë veshjet e saj me këngët, dhe duke qeshur tha se kuratore ka patur mamanë, madje edhe sot merr mendime prej saj.

Era ka qenë fituese e “Festivalit Europian të Fëmijëve”, një çmim për të cilin ka luftuar shumë dhe e ka ndihmuar të mësohej me faktin se për të arritur rezultatin që donte, duhet të punonte shumë. Ajo tregoi se kur ka qenë 14 vjeçe ka marrë pjesë për herë të parë si e rritur në edicionin e parë të “Këngës Magjike”.

Ndërkohë për shumë që nuk e dinin Era ka studiuar edhe për gazetari dhe te Ola zbuloi arsyen. Këngëtarja pasi kishte studiuar për kanto në Greqi dhe kishte jetuar për rreth 7 vite atje, kur u kthye në Shqipëri disa fjalë shqip nuk i kujtoheshin, ndaj vendosi të fillonte gazetarinë meqenëse përshtateshin edhe kreditet me shkollën që kishte bërë.
Gjatë studimeve për gazetari, Era kuptoi se i pëlqente shumë radio dhe do të donte të punonte, ndërkohë tregoi se më gazetarët e vërtetë i ka marrëdhëniet shumë të mira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb