Shefi i komisariatit nr 1 Ervin Hasrama, u godit në protestën e 23 korrikut me vezë, pas disa pamjeve ku spërkaste me spraj me piper protestuesit, të cilit nuk ishin duke ndërmarrë asnjë veorim kundër forcave të rendit.
Pak më parë protestuesit u mblodhën para komisariatit nr. 1 në mbështetje të shokëve të tyre të shoqëruar, por nuk kanë lënë pa i kujtuar shefit Hasrama incidentin e pak ditëve më parë.
“Erdhi veza sot ku je, na thuj synin si e ke”, ishte thirrja e të rinjve.
Visuar Dalipi: Një personi që mbante një uniformë ndryshe nga të tjerët dhe shënjestronte me spraj qytetarët, ka një shenjë në sy që i ka mbetur nga veza dhe po e pyesim për njerzillëk si e ka syrin.
Osman Stafa: Është shefi i komisariatit?
Visuar Dalipi: Pse shef ishte ai, po për atë.
