Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha këtë të martë se vendimi që në Stamboll të rivotohet ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë. Erdogan tha se votimi i parë në Stamboll ishte “i shkatërruar nga korrupsioni dhe paligjshmëria”.

Bordi i Lartë i Zgjedhjeve vendosi të hënën për një rivotim në Stamboll më 23 qershor. Në Stamboll doli i humbur kandidati i Erdoganit. Opozita e vendit ka akuzuar presidentin Erdogan për prirje diktatoriale. Ndërsa, Erdogan nga ana tjetër pretendon se rivotimi ka të bëjë me përcjelljen e vlerave demokratike, raporton “Reuters’.

Lira turke humbi pikë ndaj dollarit pas vendimit zgjedhor. Erdogan tha se Turqia po përballet me sabotim ekonomik dhe u zotua të shmangë sulmet ndaj ekonomisë.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb