TIRANE

Ditën e djeshme, Eros Grezda i ka shqetësuar të gjithë me postimin e fundit që ka bërë. Futbollisti i njohur, Eros Grezda, ka zbuluar përmes një fotoje të publikuar në Instastory se është shtruar në spital.

I shtrirë dhe i lidhur me aparaturat e nevojshme, Grezda ka bërë një foto për të gjithë ndjekësit, krah së cilës shkruante: “Zoti i sfidon njerëzit.. Njerëzit që njohin karakterin tim e dinë që do bëj gjithçka që të kthehem më i fortë se kurrë.”

Përveç kësaj, partneri i Oriola Marashit nuk tregon asgjë më shumë se ç’i ka ndodhur dhe pse ndodhet në spital.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: