I ftuar në programin “Dola te Ola” këtë javë ishte deputeti Dashamir Shehi, ku foli edhe për marrëdhënien që ai ka me familjen e tij.
Deputeti zbuloi se me bashkëshorten është njohur në punë, në një nga institucionet që ai drejtonte asokohe. “Gjykoja që e kisha tepruar pak, isha 36 vjeç”, tha ai, duke treguar se duhet të vendoste dhe bashkëshortja e tij ishte duhura, pasi ishte e paraqitshme, e mençur, dhe vinte nga familja e mirë.

Tashmë ata kanë 28 vjet bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
“Është e vështirë të jetosh me mua”, tha Dashamir Shehi, teksa e cilësoi veten fatlum për bashkëshorten e tij.

Dashamiri tha se edhe pse mund të ketë humbur gjëra në karrierën e tij, pasi mund të kishte vazhduar të rrinte pushtet si gati 30 vjet më parë që ka qenë ministër, në anën e familjes ai theksoi se ka fituar shumë dhe e cilësoi veten me shumë fat.

Shehi foli në program edhe për marrëdhënien që ka me djalin dhe vajzën e tij. Ai tha se fëmijët i ka çuar në shkolla teknike, duke dëshiruar që të mos të përfshihen në politikë. Megjithatë shtoi se kohët e fundit ata kanë filluar të shfaqin interes. “Na një anë më vjen edhe mirë, pasi mendoj se mund të luajnë një rol në politikë”, tha ai.

Djali dhe vajza e tij ndodhen në Gjermani dhe prej andej surprizuan të atin me videomesazhet e tyre që kishin dërguar në program, duke e emocionuar Dashamir Shehin dhe duke na dhuruar një moment të bukur televiziv.

Deputeti u shpreh i keqardhur që rinia ikën dhe studion jashtë, pasi kur ikin jo të gjithë kthehen, ndaj cilado qeveri të jetë në pushtet duhet të marrë masa për t’i dhënë fund kësaj dukurie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb