Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar këngëtari i njohur Gena, i cili gjatë bisedës u ndal edhe te marrëdhënia që ai ka me partneren e tij.

Gena zbuloi se me Lorenën është njohur në një nga lokalet ku ai performonte, dhe ajo kishte shkuar me njerëz të afërt të saj. Gena tregoi se Lorena jetonte jashtë ndaj ishte treguar paska indiferente ndaj performancës së tij. Sjellja e saj i kishte bërë përshtypje këngëtarit duke bërë që ai të interesohej për të.

Prej atij momenti ata filluan të dilnin dhe tashmë prej 14 vitesh jetojnë së bashku një histori shumë të bukur dashurie. Gena dhe Lorena janë kudo bashkë pasi ajo merret me menaxhimin e këngëtarit dhe kujdeset që çdo gjë të shkojë siç duhet. “Është shumë kërkuese dhe e prirë për këtë punë”, tha ai.

Teksa u pyet se cilën prej këngëve të tij pëlqen bashkëshortja, ai tha se i pëlqejnë baladat dhe këngët që kanë tekst. “E gjen veten në muzikën dhe këngët e vërteta”, shtoi ai.

Gena zgjodhi ta përshëndesë Lorenën në “Dola te Ola” me këngën që ata janë njohur “Sa lot kam derdhur”, duke i dhuruar një kujtim të bukur jo vetëm asaj por edhe vetes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: