Kryeministri i Etiopisë u bëri thirrje të premteve sundimtarëve ushtarakë të Sudanit dhe opozitës civile që të përpiqen për të rënë dakord mbi një tranzicion në demokraci pas një gjakderdhje që ishte më e rënda që prej përmbysjes së presidentit Omar al-Bashir.
Kryeministri etiopian Abiy Ahmed, i cili udhëtoi për në Khartoum për të ndërmjetësuar në krizën e vendit, zhvilloi bisedime të ndara me këshillin ushtarak në pushtet dhe me udhëheqës të protestuesve dhe partive të opozitës shkruan Reuters.
Vizita erdhi ditë pasi forcat ushtarake sulmuan një kamp proteste jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Khartoum ku demonstruesit kërkuan sundimin civil. Dhjetra njerëz janë vrarë që nga e hëna.
(n.b/BalkanWeb)