Italia ia ka dalë të shpallet kampione e europës në finalen e Wembley, duke mposhtur Anglinë 3-2 me penallti. Heroi i italianëve Donnarumma arriti të presë dy penallti të anglezëve duke i dhënë kështu trofeun italianëve i cili është i dyti në histori.

120 minuta lojë përfunduan në barazim 1-1, Shaw në minutën e 2-të shënoi për anglezët, ndërkoh Bonucci kthen barazpeshën në minutën e 67-të. Mes emocioneve të forta nuk mjaftuan 120 minuta lojë për të përcaktuar fituesin dhe vetëm nga pika e bardhë e 11-metërshit italianët ia dolën t’u rrëmbejnë trofeun anglezëve në shtëpinë e tyre.

Anglia e kishte finalen e parë në historinë e europianit, ndërkaq Italia nuk e fitonte këtë trofe që prej vitit 1968.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb