Para 15 vitesh ecurisë impresionuese Të Arsenal në kampionat, 49 ndeshje pa humbje, i dha fund Manchester United duke e mposhtur në Old Trafford me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes në tunel u krijua një rrëmujë mes lojtarëve, ku Ferguson ishte goditur me picë në fytyrë dhe nga atëherë kjo ngjarje kishte mbetur mister. Por pas kaq kohësh, autori ka dalë në dritë, duke e pranuar vetë fajin.

Cesc Fabregas, mesfushori spanjoll i Chelsea, gjatë një emisioni në TV e ka pranuar për herë se e ka goditur me picë në fytyrë trajnerin Alex Ferguson, raporton “daily mirror”.

“I pash Campbell, Ferdinand dhe Keown të gjithë duke shtyrë njëri tjetrin dhe unë vetëm e kam gjuajtur picën. Po, i kërkoj falje Sir Alex Ferguson, më të vërtetë nuk e kam menduar”, u shpreh Fabregas.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb