Ai i ka dhënë shumë futbollit dhe do të mbahet mend si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Fabregas ka zgjedhur të thotë mjaft, duke u larguar kështu përfundimisht nga futbolli i luajtur, pas 19 viteve të arta. “Me pikëllim të madh ka ardhur koha që të var këpucët në gozhdë”, Shkruan ai në rrjetet sociale.

Fabregas luajti për vite të tëra me Arsenalin, me spanjollin që u shndërrua në një lider të padiskutueshëm të Gooners nga viti 2004 në vitin 2010. Ai, më pas zgjodhi La Liga, duke veshur fanellën e Barcelonës për 3 sezone. Fabregas kontribuoi për Chelsean, Monacon dhe së fundmi për Comon në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb