Ilir-Einxhel-Donald, këto janë tre konkurrentët që po luftojnë për finalen e madhe.

Gjatë këtij rrugëtimi ata kanë pasur debate tepër të forta, disa prej të cilëve të shoqëruar me tensione të forta. Me hyrjen e saj në shtëpi, Einxhel nisi të debatonte me Ilirin, ku në disa momente, balerini e ka quajtur moderatoren “fallxhore”, ndërsa kjo e fundit i është drejtuar me fjalën “i pa fytyrë”.

Pak javë më parë, Einxhel ka pasur debate edhe me Donaldin. E gjitha ka nisur nga një zhvillim që kanë pasur jashtë shtëpisë, ku të dy punonin në një emision televiziv. Donaldi pretendoi se moderatorja nuk ishte korrekte në punë, ndërsa Einxhel i tha se për kohën e punës nuk është paguar. Megjithatë, javën e fundit ka pasur “paqe” në shtëpi dhe mes banorëve ka mbizotëruar harmonia dhe diskutimet plot batuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb