Që nga sot, 10 anëtarë të familjes Neziri në fshatin Panarit të Korçës kanë shtëpi të re. 7 fëmijë, prindërit dhe gjyshja e tyre e moshuar jetonin në kushte tejet të vështira, madje të rrezikshme në stinën e ftohtë të dimrit.

Falë përpjekjeve të Prefektit të Qarkut të Korçës Nertil Jole, disa muaj më parë u arrit të sigurohej financim nga një fondacion dhe me ndihmën e firmave ndërtuese, banesa u ndërtua nga e para.

Në vendin ku ndodhej një ngrehinë me gurë, është ngritur tashmë një shtëpi e re, komode, e pajisur me orenditë dhe pajisjet bazë për një jetë normale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Iu bashkova gëzimit të fëmijëve dhe gjithë familjes për shtëpinë e re, së bashku me përfaqësues të Fondacionit që mundësoi ndërtimin e saj. Ajo që dua të ripërsëris edhe sot kur premtimi i dhënë u bë realitet, është që vetëm duke u solidarizuar të gjithë bashkë, mund të bëjmë punë të mira që iu vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Falenderim dhe mirënjohje atyre që iu përgjigjën pozitivisht ftesës për t’i ndihmuar këta njerëz!”, shkruan Prefekti Jole në një postim në FB, me foto ku tregohet gjendja e shtëpisë së vjetër dhe shtëpia e re e ndërtuar rishtazi, ku 10 anëtarë të familjes Neziri do të jetojnë një jetë më të mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb