Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje opozitës parlamentare në Kosovë që të mos i nënshtrohet siç ka thënë ai shantazhit të shumicës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Limaj ka thënë se sjellja e sotme e pushtetit tregon se ata janë të gatshëm me shkatërrua sistemin demokratik të vendit me veprime arbitrare e majorizuese.

“I bëj thirrje opozitës parlamentare që mos t’i nënshtrohen shantazhit të shumicës. Sjellja e sotme e pushtetit tregon se ata janë të gatshëm me shkatërrua sistemin demokratik të vendit me veprime arbitrare e majorizuese. Demokracia në rrezik”, ka shkruar Limaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb