Disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë monitoruar zgjedhjet për Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dërguar nga OSBE me mision afat-shkurtër.


Mes tyre ishte dhe Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

I ftuar në studion e Zërit të Amerikës, ai tregoi se për çfarë duhet të marrë shembull Shqipëria nga procesi zgjedhor amerikan.

“Ishte një proces i jashtëzakonshëm, qoftë nga pjesëmarrja qoftë nga standartet zgjedhore, si dhe rregullat. Tamam kur vendos një qytetar dhe jo një parti politike,” tha ai.

Mediu foli edhe për situatën aktuale politike në Shqipëri.

A ka të drejtë Meta të mos dekretojë një ministër, rasti i Sandër Lleshit?

“Presidenti i Republikës e ka të drejtën Kushtetuese për të dhënë mospëlqimin. Por gjithmonë duhet të japë arsyet e mospëlqimit bazuar në kriteret Kushtetuese. Por ne kemi mungesë të Gjykatës Kushtetuese se Rama e ka shkatërruar. Është goditje bumerang që po i vjen Ramës. Presidenti merr kohën e nevojshme për të mbledhur informacionet në lidhje me propozimin. Ka pasur një diskutim rreth 90 minuta mes Ramës e Metës, dhe u duk sikur mes tyre kishte një dakordësi”

Qëndrimi bojkotues i opozitës, ndërkombëtarët nuk janë pro me këtë

“Kam një shqetësim real për Reformën Zgjedhore. Nuk është e plotë. Është thjeshtë një diskutim mes palësh, nuk janë diskutuar çështjen që kanë të bëjnë me Kushtetuetshmërinë. Duhet zgjidhur çështja e blerjes së votës. Do bëjmë ç’do bëjmë ne do shkojmë në zgjedhje, por duhet një reformë e qenësishme, që s’ka të bëjë vetëm me votimin elektronik”

Listat e hapura, mungesa e tyre ka sjellë parlament më të dobët

“Kemi një parlament jo vetëm të dobët, por dhe të inkrimuar. Kanë dalë hapur për herë të parë elementë kriminalë. Janë të lidhur me vetë kryeministrin dhe ky nuk quhet përfaqësim i popullit. Opozita nuk e ka forcën për të blerë vota”.

 (e.f/BalkanWeb)

Etiketa: