TIRANË- Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, Fatos Klosi dhe dhe Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj janë në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Listën e ka publikuar Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK­-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-­së apo të internuarit të UÇK-­së, me sqarimin se ajo eshte lista fillestare të Shtabit të Përgjithshëm, Komanda-Statusi i veteranit dhe invalidit. Ndërkohë në listë bien në sy funksionarë të lartë në Kosovë, mes të cilëve zëvendëskryeministri Hashim Thaci, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi janë pjesë e listës që përfitojnë pagesë si veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Listaa UCK

“Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK­-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-­së apo të internuarit të UÇK­-së në pajtim me Ligjin nr. 04/l­054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L­172, si dhe Ligjin Nr. 04/L ­261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Publikon Listën Fillestare të kategorive të dala nga Lufta e UÇK­-së”,­ thuhet në publikimin bashkëngjitur listës. Sipas komisionit, brenda periudhës prej tridhjetë (30) ditësh,që nga shpallja publike e Listave fillestare të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, çdo aplikues, që ka prova të reja apo mendon se i është bërë e padrejtë, mund t’i drejtohet Komisionit për rishqyrtimin e kërkesës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb