Festat e fundvitit kanë rikthyer në atdhe shumë shqiptarë, të cilët punojnë në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se gjatë ditës së djeshme, në kufijtë shqiptarë u shënua një dyndje e madhe emigrantësh, që po ktheheshin për t’u bashkuar me familjet e tyre.

Kështu, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 6003 dhe kanë dalë 2500 shtetas. Aktualisht, në këtë pikë kufitare po punohet me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb