12 vepra të reja verbuese arti nga artistë nga e gjithë bota, janë vendosur në Londër për Festivalin vjetor Winter Lights. Dritat sollën një shkëlqim në kryeqytetin britanik gri dhe të ftohtë gjatë dimrit. Veprat e artit përfshinin tullumbace të mëdha me drita, vrima të zeza, mirazhe etj.

Festivali i këtij viti, i cili përfshin katër vepra arti që nuk janë parë më parë në Mbretërinë e Bashkuar, “eksploron cilësitë transformuese të artit dhe dritës, duke kombinuar realen me surrealen”, thanë organizatorët. “Ne donim të krijonim diçka që është e bukur dhe për t’u admiruar, por në thelb është një mirazh dhe nuk mund t’i besohet. Dhe kjo është një analogji për vetë mediat sociale,” tha artistja Zara Pasfield.

Artistë nga e gjithë bota shfaqën instalacionet e tyre të frymëzuara nga prejardhjet e tyre të ndryshme. Artisti nga Bangladeshi Ruhul Abdin theksoi se ishte sfidë të tregonin histori nga brezat e mëparshëm.
“Një nga sfidat më të mëdha për ne ishte të tregonim histori nga brezat e mëparshëm, veçanërisht nënave dhe gjysheve tona që emigruan nga Bangladeshi këtu. Ishte e rëndësishme të kuptonim vështirësitë dhe betejat që kanë kaluar për të qenë këtu”
Festivali i dritave do të zgjasë deri më 1 shkurt dhe pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: