Pak para finales së Europa League ndaj Aston Villa, numri një i stolit të Freiburg, Julian Schuster iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“Është shumë e veçantë. Kemi qenë në divizionin e dytë dhe tani do të luajmë një finale evropiane. Kam shumë besim te skuadra ime dhe ata më japin këtë besim sepse ka shumë cilësi. Nuk jam nervoz, kemi besimin që na duhet për të luajtur kundër një skuadre të shkëlqyer dhe një trajneri të shkëlqyer.
Objektivi im personal është ta zhvilloj më tej këtë klub dhe këta lojtarë.
Ky është motivimi im për t’u zgjuar çdo mëngjes, sepse është shumë e veçantë për mua. Qëllimi im personal është të jem një trajner më i mirë se sa isha lojtar”.
