Përpara finales së FA Cup kundër Manchester Cityt, Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, doli në konferencë për shtyp.

“E gjitha ka të bëjë me trofetë, duhet një mundësi për të fituar një trofe. Në 10 vitet e fundit nuk janë fituar aq shumë trofe, por ne kemi mundësinë të fitojmë dy në dy vjet”.

A do të ketë disa mungesa?

“Po, Maguire nuk do të jetë. Të tjerët, përkatësisht Mount, Lindelof dhe Martial do të jenë të disponueshëm.

A do të jetë një sfidë ndryshe nga të tjerat?

“Dua të fitoj çdo ndeshje dhe kaq, unë fokusohem në këtë ndeshje si në çdo ndeshje tjetër, e di që është një ndeshje e rëndësishme sepse një trofe ka rëndësi.”

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb