Leverkusen triumfoi kundër Fortuna Dussledorfit me rezultat 4-0, duke shkuar kështu në finalen e Kupës së Gjermanisë. Pas ndeshjes, u shpreh i lumtur, mesfushori i “aspirinave”, Granit Xhaka.

“Ne luajtëm seriozisht. Është gjithmonë e rrezikshme në një gjysmëfinale kundër një skuadre të kategorisë së dytë në shtëpi që të luash vetëm me 80 ose 90 për qind. Por ky ekip nuk di 90 për qind, di vetëm 100 për qind – dhe në çdo të tretën ditë”, – Tha Xhaka.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: