Ilir Shaqiri ka folur për përballjet me Donald Veshajn në Big Brother VIP, ndërsa deklaroi se ishte i bindur që do të ishin së bashku në finale.

Balerini i njohur tha per Open se në moshën e Donaldit, kishte perceptim tjetër për jetën dhe luftonte nga mëngjesi në darkë për të qenë dikushi dhe nuk kishte nevojë për Big Brother VIP.

“Unë e zgjodha rivalin tim dhe e kisha të qartë që do të ishim dyshja e fundit në finale. Donaldi zgjodhi një karakter tjetër siç është karakteri i tij që është ndryshe nga i imi por unë 26 vjeç, krahasuar me Donaldin nuk kam qenë me këtë perceptim të jetës. Atëherë luftoja nga mëngjesi në darkë për të qenë dikushi dhe ia arrita, nuk kisha nevojë për Big Brother. Donaldi brenda shtëpisë ka qenë i këndshëm, është përfshirë në debate, por i përket publikut të vendosë dhe e zgjodhi.”, tha Shaqiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: