Arben Dervishaj, zëvendës-presidenti i FSHF u shpall i pafajshëm për aferën e inceneratorit të Fierit. Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se mirëpret Dervishajn për projektet e radhës.

“Kemi pritur me durim dhe qetësi thuajse prej një viti që drejtësia të thoshte fjalën e saj për një nga kontributorët tanë më të rëndësishëm, zv.presidentin e FSHF e një mik e bashkëpunëtor si inxhinier Arben Dervishaj.

Ne, në FSHF për asnjë moment nuk kemi dyshuar në pafajësinë e inxhinierit me një karrierë të gjatë e kontribute të jashtëzakonshme në shumë prej veprave të ndërtuara në vendin tonë; ashtu sikurse një profesor me autoritet të padiskutueshëm në auditoret universitare.

Si mik, nuk kam dyshuar asnjëherë në pafajësinë e Benit; si personalitet në fushën e tij, shoqëria, politika e drejtësia do të duhet t’i jenë borxhli për burgun e padrejtë që kreu.

Ne në FSHF e mirëpresim sa më shpejt për të vazhduar me dhjetëra projekte infrastrukturore që inxhinier Arben Dervishaj i ka ndjekur me përpikmëri në çdo moment por edhe në sfidat e reja që kemi përpara që kërkojnë ekspertizën, eksperiencën dhe vendosmërinë e inxhinier Benit”, – shkruan ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb