Key Alves, volejbollistja profesioniste, me 2.3 milionë ndjekës në Instagram, ka rrëfyer se fiton më shumë para duke pozuar në OnlyFans, faqe interneti pa censurë për të rriturit, sesa duke luajtur volejboll.

“Dua apo s’dua, sot janë të ardhurat e mia më të mëdha. E konsideroj veten sportiste, modele, influencuese, biznesmene dhe sipërmarrëse”, shpjegoi lojtarja e Osasco Volleyball Clube, e cila më pas thotë:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Me platformat dixhitale fitoj rreth 50 herë më shumë sesa me volejboll. Dhe më shumë në ‘OnlyFans’, sepse çmimi mujor është fiks. Fotografitë që postoj në faqen time OnlyFans janë totalisht të destinuara për seanca ‘të lehta’ dhe profesionale. Nuk ka lakuriqësi apo diçka të tillë. Kushdo që e kërkon këtë në profilin tim nuk do ta gjejë atë,” – paralajmëroi Key Alves në shtypin brazilian.

Volejbollistja e përkufizon veten si sportiste profesioniste, por në jetë janë edhe gjëra të tjera dhe sipas saj, kur bëhet fjalë për para, duhet të shfrytëzosh çdo mundësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb