Një ndeshje dramatike është luajtur mbrëmë në fushën e Bolonjas ku “kuqezinjtë” e Milanit arritën vetëm në minutat e fundit të fitonin takimin. Duke marrë parasysh rrethanat e ndeshjes, ky trepikësh ishte “një mrekulli”.

Në minutën e 37-të mbrojtësi Gabriel Paleta merr kartonin e dytë të verdhë dhe detyrohet të braktisë fushën duke lënë Milanin me një lojtar më pak. Kjo do të ishte një goditje e rëndë, por me atë çka do të ndodhte më pas, asgjë nuk do të kishte krahasim.

Vetëm 22 minuta më vonë, do të vinte kartoni i dytë i kuq, i marrë nga Juraj Kucka. Me dy lojtarë më shumë në fushë, Bolonja do t’a kthente portën e Donarumës në një “poligon qitjeje”. Ishte e pamundur të besoje se Milan nuk do të pësonte gol, por fal aftësive të 17-të vjeçarit e pamundura u kthye në të mundur.


Kjo nuk ishte e gjitha, pasi vetëm 1 minutë para se të mbyllej koha e rregullt, në të 89, për habinë e të gjithëve, Milan do të gjente forcat për të kaluar në avantazh. Bolonja nuk iu beson syve por ajo ç’ka po ndodhte në fushë ishte një dramacitet i plotë, me vendasit që nuk iu besonin syve.

Ky gol natyrisht që ka gëzuar të gjithë tifozët e Milanit, por ajo çka ka bërë ky komentator, i kalon të gjithë parashikimet . Ai është ekzaltuar në maksimun duke u ngritur në këmbë e duke bërtitur: “DEU DEU DEU DEU DEU…. GOOOOOOOOOL! GOL! GOL! GOL! GOL! GOL!”, pothuajse i “çmendur” plotësisht.

(Video courtesy of The Milan Bible)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb