Më në fund, Chelsea zhvilloi një sfidë perfekte, thyen 3-1 Aston Villa duke siguruar një biletë për në fazën 1/8 në FA Cup. Të përfunduar prej kohësh në qendër të kritikave, nga Pochettino te Fernandez, të gjithë protagonistët e Chelsea-t, u përgjigjën në fushë me këtë fitore që konfirmoi se grupi është, lojtarët janë aty, thjeshtë duhet gjetur “kura” e duhur për të rikthyer blutë në nivele të larta.

Londinezët kaluan në avantazh që në minutën e 12-të me një finalizim shumë të bukur nga Conor Gallegher. Në minutën e 21-të ishte Nicolas Jackson që me kokë dyfishoi shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 54-të, Enzo Fernandez me një ekzekutim spektakolar nga goditja e dënimit shënoi golin e tretë për Chelsea-n. Në mënyrë demonstrative, mesfushori argjentinas i konfirmoi tifozëve se do të vijë të qëndrojë te Chelsea duke hedhur poshtë zërat që flisnin për një largim të tij në fund të këtij sezoni. Goli i Diaby në shtesë nuk kishte asnjë vlerë për Aston Villa-n.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat angleze e cilësuan këtë sukses, një fitore për Pochettino-n, stoli i të cilit po lëkundet ndjeshëm këtë periudhë, me Mourinho-n që pret vetëm një telefonatë për t’u rikthyer edhe një herë në Londër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb