Festime në Kosovë e Zvicër, por edhe Gjermani pas fitores plot emocione të ekipit zviceran me 3 shqiptarë ndaj Serbisë.

Zvicra ka eliminuar Serbinë nga Kampionati Botëror për të dytën herë, duke e mposhtur me rezultat 3:2.

Granit Xhaka ishte pa dyshim ylli i mbrëmjes, i cili u shpall u shpall edhe lojtari i ndeshjes, pasi kishte një paraqitje mbresëlënëse.

Paraqitje mbresëlënëse kishte edhe Xherdan Shaqiri, i cili shënoi edhe golin e parë për Zvicrën.

Pas fitores, shqiptarët kanë filluar të festojnë. Një qytetar i zonës së Llapit që jeton në Frankfurt të Gjermanisë ka dërguar video, ku shihen shqiptarë në Frankfurt që ishin mbledhur për të parë ndeshjen, duke festuar me tupana.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb