E vetmja notë negative në suksesin e Milanit kundër Napolit dje në San Siro ishte padyshim dëmtimi i Davide Calabria, i cili u detyrua të largohej nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes për shkak të një problemi fizik. Kapiteni, sipas asaj që shkruajnë mediat, do t’i mungojë kuqezinjve ndaj  Rennes dhe Monza-s. 27-vjeccari Calabria ka luajtur 21 ndeshje këtë edicion, ku ka dhuruar edhe 3 asiste.

Malick Thiaw, i cili nuk është aktivizuar  për shkak dëmtimi që nga fundi i nëntorit, është gati të kthehet në fushë dhe do të jetë gati për ndeshjen e Europa League kundër Rennes. Në grup rikthehet edhe Mattia Caldara.

Milan synon që të mbyllë kampionatin sa më lart të jetë e mundur, ndërsa objektiv për t’u përmendur mbetet edhe Europa League. Sesi do shkojnë gjërat për skuadrën e Piolit, mbetet të shihet.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: