SHBA – Një shkrimtare dhe gazetare akuzon Bob Dylan për plagjiaturë. Legjenda e muzikës rock, në fjalimin e tij të pranimit të çmimit Nobel për Letërsinë në Suesi ka marrë pjesë të cituara nga romani “Moby Dick”.
Andrea Pitzer, e cila ka analizuar fjalimin e rokerit për gazetën “Slate”, thekson se ka gjetur ngjashmëri të forta mes referencave të Dylan në romanin “Moby Dick” dhe analizës së një faqe interneti për studentë në fushën e letërsisë, “SparkNotes.
Andrea Pitzer
Sipas saj fjalimi i Bob Dylan përmban 20 referenca të romanit “Moby Dick” që i ngjajnë shumë analizës së “SparkNotes”. Pitzer kujton se Dylan prej shumë kohësh ka praktikuar përshtatjen e muzikave apo pasazheve letrare në këngët e tij shkruan The Guardian.
“Dylan është shumë i varur nga kjo formë pune, sa që të kërkosh burimet e tij është shndërruar në një industri të vërtetë”, theksoi ajo. Të frymëzohesh nga vepra të tjera është më e shpeshtë në muzikë sesa në letërsi, ku edhe akuzat për plagjiaturë mund edhe të dëmtojnë reputacionin”- ka thënë Andrea Pitzer.
Ndërsa sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Sara Danius e cilësoi fjalimin e këngëtarit si të jashtëzakonshëm dhe elokuent.
(er.cu/BalkanWeb)