Avokati i “Dëshmitarit X” në çështjen e njohur  “Babale” ka treguar për BalkanWeb se klienti i tij Albert Veliu ka kaluar nga Hungaria në Bruksel.

Tomë Gashi bën me dije se Veliu ka kaluar më 25 dhjetor në kryeqytetin belg duke iu bashkuar pjesës tjetër të familjes.

“Veliu kërkoi azil politik në Bruksel, për shkak se i rrezikohet jeta  ” shprehet avokati Gashi.

Interpoli ka njoftuar prokurorinë e Tiranës se “babalja” është arrestuar ne Hungari. Prokuroria ka kërkuar ekstradimin, nuk ka ende nje përgjigje per kerkesen nderkohe Tom Gashi
tha per BalkanWeb se ndodhet ne Bruksel

Babalja u arrestua nga policia e Kosovës në një qendër të azil-kërkuesve në Prishtinë, vend në të cilin Albert Veliu qëndronte që prej muajit qershor. Veliu pretendon se në Shqipëri i rrezikohet jeta, pasi sipas tij ai ka denoncuar një rast të trafikut të drogës. Prokuroria shqiptare ka ngritur ndaj tij akuzën për “kallëzim të rremë” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: